Warning: A non-numeric value encountered in /homepages/25/d69308669/htdocs/clickandbuilds/GatewayAlbania/templates/as002051free/includes/includes.php on line 83

Warning: A non-numeric value encountered in /homepages/25/d69308669/htdocs/clickandbuilds/GatewayAlbania/templates/as002051free/includes/includes.php on line 83
Gateway Albania | Advocacy for Albanian Exporters - Kushtet

Kushtet

Këtu në faqen e internetit ose në bisedat personale, mund të ju themi çfarë përfitimesh do të keni si anëtar i OJQ-së Gateway Albania . Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ne do të bëjmë së bashku në vitet e ardhshme, çfarë do të zhvillojmë dhe zbatojmë. Ne flasim për reformat politike nga një botëkuptim i ri i markës së produkteve , një organizatë e fuqishme me pushtet ekonomik ndërlidhur me rrjetet më të mira ndërkombëtare, me një sens refuzimi të kufizimeve tradicionale, me një kthesë dhe orientim drejt etikës së re të  biznesit, drejt një zgjerimi të mundshëm në tregjet më parë të paarritshme, me një përmirësim në cilësi, me një ndërthurje të parave me njohurinë dhe dijen e të bërit të gjërave siç duhet, përmirësim të cilësisë dhe shumë më shumë.

E gjithë kjo nuk është një mundim i kotë. Gjërat për të cilat ju nuk duhet të paguani asgjë, nuk kanë asnjë vlerë. Sigurisht me përjashtim të vlerave jo komerciale të tilla si familja, dashuria, respekti, besimi, nderi dhe morali. Këto vlera jo-komerciale janë vlera që ne i përmbahemi në mënyrë rigoroze etikës së re të  biznesit  dhe e kemi bazë për zgjerim aktiv dhe agresiv të ekonomisë sonë të eksportit. Krenarë, të sigurt, largpamës dhe me mendje të hapur, ne i paraqesim denjësisht eksportet shqiptare jashtë Shqipërisë. Ne i bashkojmë eksportuesit shqiptarë. Si një OJQ, ne jemi politikisht neutral dhe për këtë arsye nuk paguhemi as nga politikanët e as partitë politike. Ne duam të përmirësojmë kushtet e eksporteve dhe i ofrojmë çdo eksportuesi shqiptar mundësitë më të mira për të përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve dhe për t’u zgjeruar. Kjo është arsyeja pse ne nuk paguhemi nga disa kompani për t’i dhëne të gjitha këto avantazhe vetëm disa individëve. Dhe Gateway Albania nuk është një ndërmarrje tregtare, por një OJQ. Pra, ne nuk gjenerojmë fitim, por ne operojmë vetëm në mënyrë që të mund të mbulojmë shpenzimet tona. Për këtë arsye na ngelet e vetmja mënyrë e financimit përmes kuotat të anëtarësimit.

Nëse ju e identifikoni pavarësinë tonë politike dhe ekonomike si një mjet i rëndësishëm për suksesin e qëndrueshëm të përkrahjes tonë, atëherë çështja e pagesës së anëtarësisë për ju nuk do të jetë një problem. Ne kemi vendosur qëllimisht një kontribut të ulët duke marrë parasysh nivelin aktual të të ardhurave dhe fitimeve në Shqipëri. Ju keni mundësinë për të zgjedhur në mes të anëtarësimit të plotë dhe anëtarësimit të pjesshëm si anëtar mbështetës. Anëtarët e me anëtarësim të plotë kanë zgjedhjen e tri kategori. Ju mund të zgjidhni se çfarë qëllimi keni dhe cfarë avantazhesh doni të përfitoni dhe mund të bashkoheni me OJQ tonë si anëtar ekzekutiv, si  anëtar junior ose si anëtar  senior.

Anëtarët mbështetës (Associates) nuk kanë të drejta brenda komunitetit të interesit, por me anë të një tarife mujore prej 1.000 lekë / € 7.00, bashkësia e interesit ju promovon ekzistencën e saj dhe detyrat e saj. Në këtë mënyrë, ju mund të përdorni në korrespondencën e biznesit tuaj faktin që jeni  një anëtar mbështetës i OJQ-së Gateway Albania. Përveç kësaj, natyrisht, ju do të merrni raporte të rregullta mbi eventet tona dhe  do të informoheni për çdo gjë të rëndësishme. Ky anëtarësim i asociuar është i përshtatshëm për të gjithë anëtarët pasive që duan të jenë në një hap të parë vetëm një herë në lëvizjen tonë.

Si një anëtar ekzekutiv, ju keni të gjitha avantazhet e një anëtari të asociuar dhe ju jeni një anëtar i plotë. Ju keni pothuajse të gjitha të drejtat. Për shembull, ju mund të merrni pjesë në votimin e çështjes tonë dhe të keni një të drejtë të papenguar për të votuar. Një anëtarësim të plotë si anëtar ekzekutiv me një tarifë mujore prej 2,000 lekë / € 14.00 dhe kështu  keni akses në të gjitha çështjet e rëndësishme të brendshme të avokimit tonë. Anëtarësimi i plotë si një anëtar ekzekutiv është i përshtatshëm për eksportuesit e mallrave që duan të marrin pjesë në vendimet themelore dhe presin vetëm nga koha në kohë asistencë individuale nga ana jonë.

Si një anëtar junior, ju keni të gjitha avantazhet që ka gjithashtu një anëtar ekzekutiv. Përveç kësaj, ju jeni të ftuar për takimet rajonale, tryezat e rrumbullakëta, në mënyrë që të ndërtoni lidhje të reja, të ruani kontaktet që do të ndërtohen, në mënyrë që të paraqisni veten dhe kompaninë tuaj dhe të jeni aktivë në të gjithë vendin. Një anëtarësim i plotë, si një anëtar junior, që ju e merrni tashmë për një tarifë mujore prej 3.000 lekë / € 21.00 dhe në këtë mënyrë mund të ndërhyni në mënyrë shumë aktive në proceset e vendimmarrjes. Përveç kësaj, ju dhe kompanisë tuaj do t'u jepen konsiderata të  veçanta në kuadër të aktiviteteve të OJQ-së Gateway Albania. Për shembull, përsa i përket  kërkimit  të investitorëve dhe mundësive për investime. Për shembull, në përzgjedhjen e kompanive për prezantimin në panaire apo ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Ky anëtarësim i plotë është ideal për ata sipërmarrës dhe kompani që duan të zgjerohen  në mënyrë aktive dhe dëshirojnë të përdorin Gateway Albania si një trampolinë për të qenë shumë më të suksesshëm.

Si një anëtar senior, ju keni të gjitha përfitimet e anëtarësimit të plotë të anëtarit junior. Përveç kësaj, megjithatë, "ju uleni në tryezë". Këtë anëtarësim të  plotë që ju e përfitoni për një tarifë mujore prej ALL 5,000 / € 35.00  dhe përveç të gjitha avantazheve që kanë anëtarët e tjerë, do keni ftesa shtesë për „Chimney Club“,  bisedimet rreth oxhakut. Ju  do jeni anëtarë të këtyre takimeve joformale të politikës dhe biznesit, të mbani kontakte, të siguroni kontakte,  të ndërtoni e lidhje të reja dhe të jeni  pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar të vendimmarrësve.

Na shkruani ose na telefononi. Ne do të dërgojmë formularin e anëtarësimit për nënshkrim nga ana juaj. Brenda katërmbëdhjetë ditësh bordi ynë i drejtorëve do të vendosë për anëtarësimin tuaj, kështu që ju mund të jeni shpejt pjesë e të gjitha avantazheve në shumicën e rasteve. Nëse do të kemi nga ana jonë ndonjë pyetje të nevojshme, kjo do të qartësohet brenda kësaj periudhe 14-ditore.

Cookies erleichtern die Bereitstellung unserer Dienste. Mit der Nutzung unserer Dienste erklären Sie sich damit einverstanden, dass wir Cookies verwenden.
Weitere Informationen Ok Ablehnen